Rregullatori i Kinës ka zbuluar projekt-rregulloret për sektorin gjenerues të inteligjencës artificiale me fokus në përgjegjësinë e kompanive për besueshmërinë e të dhënave të përdorura për të krijuar përmbajtje.
Kina mbështet inovacionin dhe aplikimin e inteligjencës artificiale (AI) dhe inkurajon përdorimin e softuerit, mjeteve dhe burimeve të të dhënave të sigurta dhe të besueshme, por përmbajtja e prodhuar nga AI gjeneruese duhet të jetë në përputhje me vlerat thelbësore socialiste të Kinës, raporton Reuters.
Prandaj, kompanitë do të jenë përgjegjëse për besueshmërinë e të dhënave të përdorura për të “mësuar” produktet gjeneruese të AI dhe do të duhet të marrin masa për të parandaluar diskriminimin në zhvillimin e algoritmeve dhe të dhënave, tha rregullatori.
Kompanitë gjithashtu do të duhet t’u kërkojnë përdoruesve të dhëna identiteti dhe informacione të tjera të lidhura, dhe nëse nuk respektojnë rregulloret, ata përballen me gjoba, pezullim të shërbimeve dhe, potencialisht, hetim penal.
Nëse platformat e tyre krijojnë përmbajtje “të papërshtatshme”, ata do të duhet të përditësojnë teknologjinë brenda tre muajve për të parandaluar që kjo të ndodhë përsëri, raportoi Hina.
Publiku mund të komentojë propozimet deri më 10 maj dhe rregulloret mund të hyjnë në fuqi deri në fund të vitit.
Rregullore të tilla nga rregullatori kinez përkonin me përpjekjet e disa qeverive për të zbutur rreziqet e teknologjisë së re, e cila ka parë një bum të vërtetë që nga fillimi i ChatGPT të OpenAI, duke tërhequr si konsumatorët ashtu edhe investitorët.
Dhe një numër gjigandësh të teknologjisë kineze, duke përfshirë Baidu, SenseTime dhe Alibaba, kanë zbuluar AI gjeneruese në javët e fundit që mund të përdoret në një sërë aplikacionesh, duke filluar nga chatbot-et tek mjetet e krijimit të imazheve, vëren Reuters.