Kina po kërkon të marrë pajisje dhe njohuri që mund t’i shërbejnë nevojave të ushtrisë përmes sektorit holandez të hapësirës, ndonjëherë duke anashkaluar kufizimet e eksportit, tha agjencia holandeze e inteligjencës ushtarake (MIVD).
Shefi i MIVD-së, Jan Swillens deklaroi në raport se Kina është veçanërisht e interesuar për “hedhës me inteligjencë, vëzhgim, zbulim dhe satelitë komunikimi”, raporton Reuters.
Agjencia theksoi në raportin për vitin 2022 se analiza e saj “tregon se në vitet e ardhshme, kapaciteti i lëshimit të satelitëve kinezë do të rritet në 100 në vit”.
Kina ka pohuar prej kohësh se po zhvillon programin e saj hapësinor për qëllime paqësore, duke kundërshtuar çdo formë të garës së armëve në hapësirë.
Megjithatë, në të njëjtën kohë, Pekini thekson se programi i tij hapësinor duhet të ndihmojë në mbrojtjen e sigurisë kombëtare të vendit më të populluar në botë.
Kina gjithashtu synon të jetë një fuqi e madhe hapësinore deri në vitin 2030.