Kina dëshiron të fillojë ndërtimin e një baze në Hënë pas pesë vjetësh, sipas mediave kineze.
Rreth njëqind shkencëtarë dhe studiues kinezë u takuan kohët e fundit në një konferencë në Wuhan për të diskutuar mundësinë e ndërtimit në Hënë, tha ai.
Ding Lieyun, një ekspert nga Akademia Kineze e Inxhinierisë, tha se robotë të quajtur “super muratorë kinezë” po zhvillohen që mund të prodhojnë tulla nga toka e hënës, shkruan Changjiang Daily, transmeton Reuters.
“Ndërtimi i një habitati në Hënë është i nevojshëm për kërkime afatgjata që sigurisht do të realizohen në të ardhmen”, tha Ding, duke pranuar vështirësitë e atij projekti në afat të shkurtër.
Një robot i ngarkuar me prodhimin e “tullave të hënës” do të nisë me misionin kinez Chang’e-8 rreth vitit 2028, njoftoi një ekspert kinez.
Ai shtoi se qëllimi është të sjellë mostrën e parë të tokës nga ana e largët e Hënës deri në vitin 2025.
Kina më parë solli një mostër dheu nga ana e afërt e satelitit të Tokës me misionin Chang’e-5 2020.
Pekini dëshiron që astronautët kinezë të kalojnë më shumë kohë në Hënë pasi të krijohet një bazë atje.