Shqiptarët drej SHBA-së pa pasur nevojë për viza. Kjo sa e pabesueshme numd të duket e vërtetë. Vetë ambasadorja e SHBA-së, Yuri Kim, në një intërvistë në media, ka deklaruar se po shihet si mundësi dhe është optimiste për 10 vitete e ardhshme. Kim është shprehur se Shqipëria ka bërë përparim në këtë drejtim, duke listuar si një nga arsyet kryesore klimën e biznesit.
“Varet nga çfarë ndodh në Shqipëri. Por mund të them këtë. Kur japim, kur vendosim të japim viza dhjetë-vjeçare, kuptimi është që jemi optimistë për dhjetë vitet e ardhshme. Nuk bëj dot parashikim se kur saktësisht do të mund të udhëtojmë pa viza fare, por mund të them se jemi në drejtimin e duhur. Një nga këta tregues është tregtia, biznesi midis Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë”, tha Kim.
Diplomatja amerikane është shprehur e bindur se Reforma në Drejtësi po jep rezultate. Kjo sipas saj mund të vihet re pasi ka zyrtarë që kanë frikë se do të shpallen ‘Non Grata’ ose do të futen në burg.
“Kam dëgjuar plot histori për njerëz që nuk i zë gjumi, duke vrarë mendjen nëse e kanë radhën ata për shpalljen tjetër non-grata apo për ndjekje penale. Dhe nëse je i shqetësuar, me shumë gjasë ke arsye të forta për t’u shqetësuar. Dhe do t’iu thoja përsëri të gjithë prokurorëve, gjyqtarëve, hetuesve, bëni punën tuaj”, tha ambasadorja.
Në fund iu ëhstë përgjigur edhe atyre që e kanë komentuar për marrëdhënien e saj me Kim, duke thënë se është zyrtare dhe jo personale.