Asnjëri nga ne nuk e imagjinon dot jetën e tij/saj pa rrjetet sociale. Ato janë kthyer në domosdoshmëri dhe zënë një pjesë të madhe të kohës dhe ditës sonë. Por e keni pyetur ndonjëherë veten se cilat janë rrjetet sociale që shkatërrojnë baterinë e telefonit tuaj?
Dy aplikacionet që shpenzojnë më së shumti baterinë e telefonit tuaj janë Instagram dhe Facebook.
Më pas vijnë aplikacionet tjera si Tik Tok, Twitter dhe Snapchat. Sipas PC Mag, aplikacionet e mësipërme përdorin njëkohësisht 11 funksione të ndryshme telefoni që funksionojnë në sfond sa herë që aplikacioni hapet.