Pranverë, verë, vjeshtë, dimër, xhinset janë e vetmja veshje që na ndjekin non stop dhe nuk mund të bëjmë dot pa to. Për vajzat të cilat nuk i duan sportivet por nuk duan as fundet , xhinset janë zgjidhja perfekte, ideale dhe më e shpejta. Xhinset duket se janë aty për çdolloj kombinimi, me triko, xhaketë, këmishë, pulovër etj.
Por për të apasionuarat pas xhinseve, po ju japim disa lloje xhinsesh që nuk dalin kurrë nga moda dhe duhet t’i keni patjetër në raftin tuaj.
Xhinse me prerje të drejtë
Xhinse me shtrat të lartë
Xhinse të gjera nga fundi