Lulzim Basha është në listën e deputetëve që kanë mbajtur zero fjalim në Kuvend përgjatë periudhës shtator-dhjetor 2022. Ai është në listën e deputetëve që kanë zgjedhur që të flasin me heshtjen e tij, ndonëse në Partinë Demokratike situata nuk ka qenë aq e qetë, e në një kohë kur qeveria e ka sulmuar jo pak opozitën për luftën e brendshme.
Në ndryshim nga Basha, Erion Braçe nga socialistët dhe Jorida Tabaku së bashku me Enkelejd Alibeajn kanë qenë deputetët më aktivë në parlament. Në raportin e publikuar nga Instituti i Studimeve Politike, ato kanë qenë aktiv me anë të nismave ligjore, me debate në komisione dhe në seancat plenare.
Kryeministri Edi Rama ka qenë jo pak aktiv e megjithatë, 4 ministre “ia kanë kaluar” me fjalime. Ajo që e mund është Belinda Balluku, e cila ndiqet nga Delina Ibrahimi dhe Elisa Spiropali.
“Kryeministri rezulton se statistikisht ka folur dy herë më pak, sesa tri ministre të tij, por për nga minutazhi vijon të jetë deputeti më me shumë minuta fjalime në parlament, për shkak të pozitës së privilegjuar të fjalimeve pa afat që mban nga pozita e të qenit kryeministrit”, thuhet në studim.
Përveç Bashës, në listë si deputetët e heshtur janë edhe Luljeta Bozo, Tomor Alizoti, Edi Paloka, Benet Beci dhe Zef Hila. Nga emrat e përhershëm në listën e bilancit negativ të aktivitetit parlamentar vijojnë të jenë Rrahman Rraja, Paulin Sterkaj, Agron Çela apo edhe prurjet e reja 2021, Orlando Rakipi.