Në Tiranë po zhvillon punimet Këshilli i Stabilizim Asociimit të Bashkimit Europian me Shqipërinë. Në rekomandimet që janë në tryeze BE-ja rithekson se rritja e numrit të dënimeve përfundimtare të zyrtarëve të nivelit të lartë mbetet një prioritet i rëndësishëm.
BE-ja kujton se funksionimi i duhur dhe pavarësia e institucioneve demokratike janë elemente thelbësore të një demokracie mirëfunksionale dhe një kusht kyç për anëtarësimin në BE.
Mjedisi politik shqiptare sipas konkluzioneve të BE-së mbetet i karakterizuar nga polarizimi i fortë. Dialogu politik gjithëpërfshirës dhe konstruktiv në vend për zyrtarët evropianë mbetet vendimtar për të avancuar më tej me reformat e integrimit dhe negociatat që pritet të nisin në fillim të vitit 2024.
BE kërkon nga autoritetet shqiptare që të zbatojnë rekomandimet e OSBE/ODIHR dhe ato të Komisionit të Venecias, për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025 dhe për të përmirësuar më tej transparencën e financimit të partive politike.
BE ka mirëpritur hartën e re gjyqësore për të adresuar ndikimin negativ të procedurave të gjata dhe numrin i e lartë të rasteve të pashqyrtuara. Në konkluzione përmendet fakti se numri i dënimeve për pastrim parash mbetet i ulët.