Nuk ka qenë e lehtë çdo skenë për aktorin George Clooney gjatë xhirimeve të filmit më të ri “Ticket to Paradise”.
Ai ka rrëfyer gjatë një interviste se ka qenë një moment tejet delikat, kur i duhej të xhironte puthjen me Xhulia Roberts gjatë skenës në Australi. Gruaja e tij, Amal Clooney dhe binjakët e tyre 5-vjeçar ishin të pranishëm aty për ta mbështetur dhe po e shihnin atë moment.
Aktorja që ka një raport të ngushtë me familjen e Clooney tha se kishin kërkuar t’i nxirrnin jashtë fëmijët. ndërsa vetë Cloney tregoi se fëmijët pyesnin se çfarë po bënte babi i tyre në atë çast. Por batutat nuk munguan. Xhulia tha:
“Ishte si të puthësh shokun tënd të ngushtë”, -ndërsa Kluni u kundërpërgjigj me shaka: “Ti e di që unë jam vlerësuar 2 herë si burri më seksi?”
Julia dhe George, prej vitesh janë miq shumë të mirë, në ekran dhe jashtë tij. Roberts është e martuar prej 2 dekadash me kinematografin Danny Moder dhe së bashku kanë 3 fëmijë.