Këtë të premte ishte parashikuar që të mbahej në Gjykatën e Elbasanit seanca në ngarkim të ish-ministrit Sajmir Tahiri, por kjo seancë është shtyrë. Shkak është bërë Prokurori i çështjes, i cili kёrkoi më shumë kohё pёr t’u njohur me aktet voluminoze tё dosjes. Seanca e radhës është parashikuar që të zhvillohet në datën 20 mars, ora 10:00.
“Seanca u shty, pasi Prokurori i çёshtjes kёrkoi kohё pёr t`u njohur me aktet voluminoze tё dosjes. Nё respekt tё parimit tё barazisё sё armёve nё gjykim, nё dobi tё drejtёsisё me dakordёsinё e palёve tё tjera nё proces, Gjykata pranoi kёrkesёn e Prokurorit dhe pёr kёtё shkak caktoi datёn 20.03.2023 ora 10:00 pёr seancёn e rradhёs”, thuhet në njoftimin e gjykatës.
Kujtojmë se Gjykata e Elbasanit ka nën juridiksion burgun e Lushnjës, ku Tahiri po vuan dënimin e dhënë nga GJKKO me tre vite e katër muaj burg.
Ish-ministri i kërkon gjykatës që të njohë kohën kur ka qenë në shërbim prove. Nëse kjo do të pranohet nga gjykata atëherë Saimir Tahirit do t’i ulet dënimi në 1 vit e 6 muaj burg.
Tahiri u dënua me 3 vjet e katër muaj burg për akuzën e shpërdorimit të detyrës, për shkak të kultivimit të kanabisit në vend gjatë drejtimit të tij të Ministrisë së Brendshme.