Deputetët e Partisë Demokratike kanë bërë një kërkesë për kryetaren e Kuvendit, Lindita Nikolla për mocion me debat publik në Parlament për çështjen e aferës së inceneratorëve.
“Kërkesa e SPAK për arrestimin ose heqjen e lirisë dhe ushtrimin e kontrollit personal dhe të banesës së ish zv.ministrit Arben Ahmetaj dëshmon edhe njëherë që kjo aferë është aq e madhe, sa përfshin edhe organet e qeverisë deri në majën e kupolës ku përfshihen edhe ministra dhe zyrtarë të tjerë dhe kryeministri Edi Rama, pa urdhrin e të cilit kjo aferë nuk do ishte zbatuar”, – thuhet në njoftimin e Partisë Demokratike.
Seanca plenare e ditës së sotme u zhvillua në shkelje të Kushtetutës, që parashikon diskutim e votim të hapur, në mënyrë që opinioni publik të vihet në dijeni për qëndrimet e të gjithë deputetëve.