57-vjeçari Ismail Sopi është arrestuar nga policia e Kavajës, pasi është akuzuar se ka kërcënuar me vdekje nipin e tij pas sherrit për motive pronësie. Policia bën me dije se ka qenë nipi 30 vjeçar që ka bërë kallëzimin.
Gjatë kontrollit në banesë, të arrestuarit i janë gjetur një armë zjarri automatik, dy krehra dhe municion luftarak. Uniformat blu kanë bërë të mundur sekuestrimin e tyre në cilësinë e provës materiale, ndërkohë që provat hetimore i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme procedurale.