Protestuesi i ‘5 majit’ Ivzi Hoxha, 62 vjeç është dënuar me 1 vit burg për veprën penale të kanosjes për shkak të detyrës. Për shkak të gjykimit të shkurtuar, ai do të vuajë 8 muaj heqje lirie.
Në seancën gjyqësore, Hoxha tha se ndihet i penduar.
“Kërkoj mëshirë nga gjykata dhe jam penduar”, mësohet të ketë thënë ai.
Ky dënim erdhi pasi teksa Hoxha po protestonte kundër shembjes së shtëpisë së tij, ai kërcënoi se do të varte djalin e kryeministrit Rama, Zaho.
“Jam kaq i revoltuar me këtë pushtet dhe i them Edi Ramës të mos shkojë në ekstrem. Zahon do ta var. Ky më detyron të dal në rrugë”, ka thënë ai aso kohe.