Me disa nga kampionatet jo elitare të Europës që janë drejt përfundimit, si ajo norvegjeze apo suedeze, gara për fitimin e Këpucës së Artë mbetet tepër e luftuar. Erling Haaland është favoriti i madh për të triumfuar falë edhe golave spektakolar në Premier League angleze, pa përjashtuar këtu as Robert Lewandowski, me polakun që po vazhdon të shënojë rekorde të shkëlqyera në La Liga dhe është fitues i dy edicioneve të fundit të këtij çmimi. Amahl Pellegrino i Bodo/Glimt kryeson me gjysmë pike pas 23 golave të shënuar, gjithsesi, Haaland është aty për të marrë kreun. Norvegjezi ka shënuar deri më tani 17 gola në 11 ndeshje me City dhe gjendet në korsinë e duhur për të thyer rekord.
Pas tij gjendet Robert Lewandowski me 12 gola ose e përkthyer ndryshe në 10 pikë pas sulmuesit të Cityt në garën për Këpucën e Artë Europiane. Me vetëm një pikë pas polakut renditet sulmuesi nga Uzbekistani, Bobur Abdikolikov, me 23 gola të shënuar, por rrjetat e tij vlejnë po aq pikë në renditjen e çmimit individual. Vetëm vendi i 9-të për Kylian Mbappe. Francezi është emri i radhës i madh në këtë garë, me 10 golat e tij që e pozicionojnë në kuotën e 20 pikëve aq sa Harry Kane. Anglezi ka shënuar 10 gola deri në këtë pikë të sezonit, gjithsesi nuk arriti që të jetë vendimtar për Tottenham në humbjen e fundjavës ndaj Newcastle./ Klan News