Tabloja sinoptike në fundjavë do të ndryshojë duke sjellë vranësira në të gjithë vendin dhe prani të reshjeve të shiut. Sipas sinoptikanëve edhe temperaturat do të pësojnë një rënie graduale duke bërë që mëngjeset dhe mbrëmjet të jenë më të ftohta.
Fundjava do të sjellë edhe një përkeqësim të parametrave të erës ku shpejtësia e saj do të arrijë deri në 55 km për orë duke sjellë probleme në det.