Populli i Haitit ka bërë homazhe ditën e djeshme për këngëtarin Mikaben, i cili vdiq papritur në skenë gjatë një koncerti në Paris.
Artisti 41-vjeçar, emri i vërtetë i të cilit është Michael Benjamin, pësoi arrest kardiak. Në koncertin e tij ishin të pranishëm 20 mijë persona dhe Mikaben ishte mysafir i grupit “Carimi”.
Videot në rrjetet sociale e tregojnë atë duke performuar, më pas papritur ai rrëzohet. Më pas ndihma mjekësore vrapon për ta ndihmuar atë, por fatkeqësisht ndihma rezultoi e kot.