Kryeministri Edi Rama ndodhet në Bruksel ku ka planifikuar takime me disa komisionere evropiane. Takimin e parë kryeministri Rama e ka planifikuar me komisionerin për Zgjerimin Oliver Varhelyi. Në këtë takim temë e bisedës është publikimi i progres raportit vjetor nga Komisioni Evropian më datë 7 nëntor.
Varhelyi pritet të japë rekomandim pozitiv që Bashkimi europian të hapë kapitujt apo grup kapitujt e parë të bisedimeve me Shqipërinë për çështjet themelore brenda fundit të këtij viti. Vendimi përfundimtar për këtë çështje u takon vendeve anëtare, që duhet të shprehen në unanimitet.
Gjatë kësaj periudhe palët kanë vijuar më të ashtuquajturin proces i “screening”, një ballafaqim analitik i përputhshmërisë së legjislacionit shqiptar me atë europian.
Po ashtu kryeministri Rama dhe ministrja e bujqësisë Anila Denaj do të takohen edhe me komisionerin evropian për bujqësinë.