Ish-kryeministri i Mbretërisë së Bashkuar Boris Johnson nuk do të hyjë në garë për t’u bërë lideri i ardhshëm i Partisë Konservatore dhe për këtë arsye kryeministri i ardhshëm, njoftoi të dielën agjencia britanike e lajmeve PA Media.
Johnson pretendoi se kishte fituar mbështetjen e 100 deputetëve, numri minimal i nevojshëm për të pastruar pragun për t’u paraqitur në fletëvotimin për anëtarësimin e partisë Konservatore, por nuk pranoi të kandidonte, duke thënë se “kjo thjesht nuk do të ishte gjëja e duhur për të bërë” pasi “ ju nuk mund të qeverisni efektivisht nëse nuk keni një parti të bashkuar në Parlament,” sipas PA.
Njoftimi i tij vjen pasi ish-ministri i Financave i Britanisë, Rishi Sunak hyri zyrtarisht në garë për të udhëhequr partinë Konservatore, përpjekja e tij e dytë në këtë pozicion këtë vit.