Ndeshja e fundit e së merkurës mes Belgjikës dhe Kanadasë përfundoi me fitoren e këtyre të parëve me rezultat 1:0.
Dueli mes dy kombëtareve ishte interesant dhe me shumë mundësi shënimi të cilat nuk u shfrytëzuan siç duhet.
Në minutën e 11-të, një penallti u akordua në favor të Kanadasë, të cilët e ekzekutoi anësori i Bayern Munchen Alphonso Davies, por Thibaut Courtois mbrojti të paprekur rrjetën e tij.
Pjesa e parë, ishte plotësisht e dominuar nga Kanadaja, të cilët patën shumë raste shënimi.
Pak para përfundimit të pjesës së parë, në minutën e 44-të, Michy Batshuayi shënoi golin e vetëm të ndeshjes.
Në pjesën e dytë, gjithcka ishte e baraspeshuar, ku asnjëra nga skuadrat nuk kishin shumë raste të mira shënimi.
Deri më tani, Belgjika radhitet në pozitën e parë me tre pikë në Grupin F, ndërsa Kanadaja janë në vendin e fundit me 0 pikë.