Dy persona janë vënë në pranga dhe një tjetër është shpallur në kërkim për trafikim të lëndëve narkotike.
G. D., 23 vjeç, dhe një 16-vjeçar u arrestuan pasi në bashkëpunim me shtetasin S. K., 23 vjeç., trafikonin lëndë narkotike kanabis sativa, nga SHBA-të në vendin tonë, duke përdorur shërbimin postar.
Gjatë operacionit u sekuestruan 5 kg kanabis sativa me përqindje të lartë THC, me vlerë 90 000 euro nëse do të shitej. Po ashtu janë sekuestruar 5 aparate celulare, 8000 euro dhe shuma të tjera parash.
“Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Drejtorinë e Hetimit Doganor në Drejtorinë e Përgjithshme të Doganave, në drejtimin e Prokurorisë së Juridiksionit të Përgjithshëm Tiranë, pas një pune hetimore disamujore, kanë finalizuar operacionin policor të koduar “Çikago”.
Si rezultat u godit një grup që trafikonte lëndë narkotike, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar, dhe u vu në pranga shtetasi G. D., 23 vjeç, dhe një 16-vjeçar. Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi S. K., 23 vjeç.
Tre shtetasit, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, trafikonin lëndë narkotike me përqindje të lartë THC, nga ShBA në Shqipëri, me anë të shërbimit postar.
Në cilësi e provës materiale u sekuestruan 5 kg cannabis sativa me përqindje të lartë THC, me vlerë 90 000 euro nqs do të shitej te përdoruesit, 5 aparate celulare, 8000 euro dhe shuma të tjera parash”, njofton policia.