Në orët e para të mëngjesit të sotëm një sasi tritoli prej 50 gramësh ka shpërthyer në ambientet e jashtme të një lokali të marrë me qira nga 24-vjeçari Oltjon Muçaj në Kamëz.
Mësohet se ngjarja ka ndodhur rreth orës 04:25, në rrugën “Donald Trump”.
Si pasojë e shpërthimit, raportohen vetëm dëme materiale në fasadën e jashtme të lokalit ku janë thyer disa xhama.
Dyshohet se autorët kanë qenë dy persona ndërsa nuk përjashtohet mundësia që sasia e tritolit të ketë pasur si shënjestër tjetër biznes në këtë zonë. Në dëshminë e dhënë për policinë, 24 vjeçari është shprehur se nuk ka konflikte me njeri dhe nuk ka ide se kush mund të kenë qenë 2 autorët.