Policia e Shtetit ka vijuar fazën e dytë të çmontimit të kamerave të sigurisë që ishin vendosur në kundërshtim me ligjin. Aksioni është shtrirë në disa qarqe të vendit, si dhe janë iniciuar hetime të thelluara për disa shtetas. Në Shkodër janë hequr 20 kamera duke e çuar në total 79 numrin në këtë qark. Në qarkun Lezhë u çmontuan dhe sekuestruan 9 kamera të vendosura në kundërshtim me ligjin, konkretisht në Mirditë dhe në Zejmen, Lezhë. Për 4 kamerat e instaluara në Zejmen, Lezhë, është vendosur nën hetimi për 1 shtetase.
Në qarkun Dibër, në qytetin e Peshkopisë Policia ka çmontuar 5 kamera. Nën hetim për ndërhyrje të padrejta në jetën private, u vunë 3 shtetas. Deri tani, në këtë qark, janë çmontuar dhe sekuestruar në total 6 kamera dhe janë iniciuar hetime të thelluara për 4 shtetas.