Aleksandër Vuçiç duket se i ka shijuar shumë verërat e shfaqura dje në Beograd që vinin kryesisht nga Shqipëria. Ai ka pirë aq shumë sa edhe këshilltarja e tij është përpjekur që t’i marrë gotën nga dora për të mos vijuar më, pasi po shfaqej dje në gjendje të dehur.
Këshilltarja e tij i mori fillimisht gotën me takt duke shijuar fillimisht verën në gotën të cilën po pinte Vuçiç dhe ia ktheu sërish shitësit në panair. Por Vuçiç nuk e lejoi që ajo ta kthente gotën mbrapsht dhe duke vijuar të pinte. “Ajo ka frikë mos dehem”, u shpreh Vuçiç.
Ndërsa këshilltarja ia ktheu se nuk ishte kjo frika e saj por se kryeministri Edi Rama ishte duke i pritur. Duke iu referuar kreut të qeverisë shqiptare Vuçiç tha se Rama nuk ka pirë asnjë gotë deri në ato momente.
Dhe në fakt Rama anashkaloi të provonte verën serbe në një moment, dhe vetëm sa ngriti dolli por pa pirë asgjë. Ndërkaq këshilltarja e Vuçiç e mori presidentin serb për krahu në mënyrë që ai të mos rrëzohej pasi ishte në gjendje të dehur.
Pijani Vucic šikanirao svoju savetnicu, koja je pokušavala da mu otme čašu i da ga urazumi. Da pazi i da može napraviti skandal, pošto je bio vidno pijan..
Vučić je oteo nazad njegovu čašu, a njoj rekao da se skloni od njega, kada ga je uhvatila pod ruku da ne padne.. pic.twitter.com/N4woDKZTjq
— FELJTON.rs (@FeljtonRs) September 1, 2022