Dashi
Mos kini frikë të zbuloni ndjenjat tuaja të vërteta, veçanërisht këtë të hënë të fundit të dhjetorit. Puna mund të presë edhe disa ditë.
Demi
Dukeni ende shumë të lodhur, ndoshta nuk i keni rikuperuar plotësisht energjitë tuaja. Receta që ju përshkruaj është pak pushim dhe qetësi shpirtërore.
Binjakët
Kjo e hënë 26 është një ditë e veçantë, sepse ndiheni në harmoni të plotë me veten dhe me të gjithë njerëzit rreth jush.
Gaforrja
Diçka po ju shqetëson dhe ju ka ulur pritshmëritë, por mos u dëshpëroni, është vetëm një ndjesi kalimtare që do të fashitet.
Luani
Orët e kësaj të hëne 26 janë fazë mendimesh të dyta, jeni të trazuar dhe pavarësisht pushimeve, ka ende diçka për të zgjidhur përpara se të fillojë viti i ri.
Virgjëresha
Kushtojini vëmendje qejfeve të mëdha, ndonjëherë ato janë të mira për ju, por në disa raste të tjera, jo realiste: përfitoni nga këto ditë për t’u angazhuar sidomos me marrëdhëniet tuaja të neglizhuara apo të lëna pas dore.
Peshorja
Keni ndjesinë se gjithçka po shkon mirë dhe në fakt po. Sepse edhe puna do të kthehet së shpejti me angazhimet e saj.
Akrepi
Nuk mund të rrini duarkryq, por përpiquni të bëni një përpjekje për ata që ju duan dhe kur më mirë se në këto ditë festive.
Shigjetari
Dashuria është e fortë, sidomos në këtë periudhë. Nëse nuk e shihni, ju sugjeroj të shikoni mirë përreth.
Bricjapi
Në mëngjesin e kësaj të hëne do të ndjeheni paksa të lodhur, por mos u shqetësoni, pasdite do të ketë një rikuperim emocional.
Ujori
Ka një dëshirë të madhe për të lëvizur me vrull dhe mezi prisni ta arrini, por kini kujdes të mos e teproni këto ditë.
Peshqit
Melankolia u përket poetëve, dhe ju jeni pjesërisht melankolikë nga karakteri: megjithatë, këtë të hënë, më mirë përkushtojuni familjarëve tuaj.