Tragjedia e një dite më parë në plazhin e Potamit në Himarë, duhet të ishte një sinjal i fortë për gjithë shqiptarët, se mjetet lundruese vrasin.
Por edhe pse mbarë shoqëria shqiptare reagoi fort për vdekjen e 7-vjeçarej Jonada Avdia e cila u përplas nga skafi i drejtuar nga oficeri Arjan Tase, sërish ditën e sotme në bregdetin shqiptar këto mjete “vrasëse” vijonin jo vetëm që të lundronin në bregdet, por edhe të ecnin sërish me shpejtësi të rrufeshme.
Madje këto mjete nuk po i ndalon dot as urdhri i drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit Gledis Nano.
Pamjet e mësipërme janë xhiruar në plazhin e Durrësit, ku shihen “Jet Ski-të” që “fluturojnë’ e garojnë me njëra-tjetrën se kush do të bëjë më shumë spektakël, pa e vrarë mendjen fare se aty ka qytetarë që po lahen.
Shpresojmë dhe urojmë që kjo “çmenduri” që po ndodh në plazhet tona të marrë fund sa më parë, në të kundërt nuk do të jetë e largët dita kur sërish një tjetër engjëll të goditet nga këto mjete “vrasëse” të drejtuara nga të papërgjegjshëm, dhe sërish Shqipëria të vishet me të zeza.