Ditën e djeshme u raportua i zhdukur në ujërat e lumit Seman, një i mitur 14 vjeçar. Ky i fundit kishte dalë për peshkim, por më pas ka humbur gjurmët. Për 24 orë policia dhe banorët kërkuan për gjetjen e djalit, teksa sot u konstatua por pa shenja jete.
I mituri vinte nga një familje me probleme ekonomike. Djali i familjes Sako dilte për të peshkuar për shkak të varfërisë. Ndërkohë për familjen Sako kjo është tragjedia e dytë me të cilën përballen, pasi para 10 vitesh, djali 7 vjeçar i familjes Sako pati të njëjtin fat me djalin që u mbyt dje.
Pas ngjarjes ka folur edhe vëllai i 14-vjeçarit i cili thotë se babai i tyre ka ndërruar jetë dhe se familja mbahet nga nëna.
“Dje isha në Fier. Marr mamanë në orën 5 e pesë. Më thotë se vëllai është mbytur në lumë. Jemi katër çuna dhe kemi katër motra. Vetëm mamaja punon në shtëpi. Vëllai ishte në klasën e tetë,” tha ai.