Gjatë kësaj jave vendi ynë do të vijojë të jetë nën ndikimin e kushteve atmosferike kryesisht të paqëndrueshme. Në këtë mënyrë duke filluar që nga sot deri ditën e enjte moti parashikohet me vranësira mesatare deri të dendura por nuk do të mungojnë edhe alternimet e herëpashershme me kthjellime. Përgjatë këtyre ditëve vranësirat kryesisht në orët e mesditës dhe ato të pasdites do të shoqërohen me reshje shiu të herëpashershme me intensitet të ulët deri mesatar.
Reshjet do të jenë në formën e shtrëngatave por lokalisht ato do të jenë edhe në formën e stuhive dhe rrebesheve afatshkurtër shoqëruar me shkarkesa elektrike dhe breshër. Duke filluar nga dita e premte parashikohet një përmirësim gradual i kushteve atmosferike. Moti parashikohet kryesisht me kthjellime por përsëri vranësirat e mesditës dhe pasdites shoqëruar me reshje shiu të dobëta dhe lokale.