Historia e saj është bërë sot kryefjalë e lajmeve në media, pasi edhe pse gjendet në një azil, figuron të jetë pronare e një kompanie me vlerë 30 milionë eurosh. Haxhire Gurakuqit, 90-vjeçarja nga Tirana, është befasuar nga fakti se ajo figuron të jetë pronare e një biznesi në Laç, ndërkohë që deklaron se kurrë nuk ka qenë në këtë qytet.
Në një intervistë e moshuara tregoi se si kishte rënë pre e një mashtrimi nga dy persona, të cilët i ishin paraqitur si punonjës të prokurorisë dhe i kishin kërkuar që të firmoste një letër. Ajo mes të tjerash tregoi se për historinë e saj i kishte shkruar dhe kryeministrit Rama, duke shtuar se nuk kishte marrë asnjë përgjigje. E moshuara tha se nuk e njihte Klodian Zoton dhe se nuk e kishte takuar asnjëherë.
Ndër të tjera e moshuara i bëri thirrje qytetarëve që të kenë kujdes me pasaportat dhe mjetet e tyre të identifikimit, pasi me to mund të bëhen abuzime.
“Jam viktimë. Erdhën dy persona dhe firmosa një letër të bardhë. Se dija kush ishin, më thanë jemi nga prokuroria. Kur ika te Tatimet, te 9-Katshet më thanë; je viktimë! Kush e di se sa veta kanë mashtruar si puna ime. I kam shkruar dhe Edi Ramës, por s’më ka kthyer përgjigje. Të njëjtën gjë bëri edhe drejtori i Tatimeve. I bëj thirrje të gjithëve që të kenë kujdes me pasaportat se do ta pësojnë si puna ime.”, tha 90-vjeçarja.