Ish-presidenti Ilir Meta dhe tashmë kreu i Partisë së Lirisë prej më shumë se 1 orë e 30 minuta ndodhet në ambientet e SPAK. Gjatë hyrjes së tij në godinë ai u shpreh për mediat se kishte disa prova të reja me çështje që sipas tij, do t’i bënte publike pasi të dilte nga SPAK.
Burime bëjnë me dije se ish-presidenti Ilir Meta është thirrur për të dëshmuar në lidhje me çështjen CEZ-DIA. Ndaj Metës ka dhe një kallëzim të paraqitur nga Halit Valteri për çështje lobimi në SHBA, ndërkohë që po hetohen nga SPAK dhe disa të tjera që lidhen me shpenzimet në një spital jashtë vendit të familje Meta-Kryemadhi.