Më 23 nëntor do të zhvillohet Samiti III i Diasporës. Sipas njoftimit të Ministrisë për Europën dhe Punët e Jashtme, një ditë më parë, më 22 Nëntor do të zhvillohet Dita e Arbëreshëve. Këto aktivitete organizohen nën kujdesin e Kryeministrit të Shqipërisë Edi Rama.
Ky Samit i tretë i Diasporës do të fokusohet në diskutimet mbi të ardhmen sociale, politike dhe ekonomike të Shqipërisë. Qëllimi i këtij samiti është rigjallërimi i bashkëpunimit midis vendit amë dhe Diasporës, duke theksuar rëndësinë e rolit të diasporës në të ardhmen e vendit dhe në përballjen me sfidat e sotme dhe të ardhshme. Për këto dy aktivitete, Ministria e jashtme fton të interesuarit të regjistrohen në linkun e publikuar në faqen zyrtare.