Katër pjesëtarë të një familjeje janë shpëtuar sot nga policia kufitare në Durrës, pasi rrezikuan të mbyteshin në det.
Burime nga policia bëjnë me dije se mjeti me të cilin po lundronin pësoi një defekt.
Menjëherë pas marrjes së njoftimit, shërbimet e Policisë Kufitare të DVKM Durrës janë nisur me mjet lundrues, drejt vendit të sinjalizuar.
Për fat të mirë, operacioni i shpëtimit rezultoi i sukesshëm dhe katër familjarët, dy prej të cilëve fëmijë, u nxorën në breg në gjendje të mirë shëndetësore. Gjithashtu, policia tërhoqi drejt bregut mjetin lundrues, i cili kishte pësuar defektin.
Policia Kufitare u bën thirrje gjithë qytetarëve, turistëve dhe pushuesve të telefonojnë në numrin 112, në rast se kanë nevojë për ndihmë.