Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni ka deklaruar se janë miratuar masa për të gjobitur të gjitha organizatat bamirëse që mundohen të shpëtojnë emigrantët ilegalë në det.
Pjesë e këtyre masave do të jetë edhe bllokimi i anijeve të cilat sjellin emigrantët. Dekreti thekson se ato anijet duhet të kërkojnë një port dhe të lundrojnë drejt tij pa shkaktuar vonesa në vend që të qëndrojnë në det duke kërkuar anije të tjera emigrantësh.
Kapitenët që shkelin këto rregulla rrezikojnë gjoba deri në 50,000 euro dhe shkeljet e përsëritura mund të rezultojnë në bllokimin e anijes.
Pothuajse 104,000 emigrantë janë zbarkuar në Itali deri më tani në 2022, tregojnë të dhënat e ministrisë së brendshme, krahasuar me rreth 67,000 në të njëjtën periudhë të vitit të kaluar, 34,000 në 2020 dhe një kulm prej më shumë se 181,000 në 2016. 10% e atyre që mbërritën në Itali në vitin 2022 u sollën në breg me anije të OJQ-ve.