Mediat italiane kanë bërë të ditur se ka ndërruar jetë 24-vjeçarja shqiptare e Kosovës Blerina Kryeziu. Shqiptarja u përplas nga një automjet tip ‘Nissan Juke’ 3 ditë më parë dhe ka qenë në terapi intensive por fatkeqësisht nuk ka arritur që t’u shpëtojë dot plagëve të marra. Aksidenti ndodhi në San Biagio në qytetin e Perugias rreth orës 19:00 teksa ajo ishte nisur për të shkuar në punë.
Prej më shumë se tre vitesh 24-vjeçarja ishte martuar dhe punonte në një restorant.