Një shqiptar ka shpëtuar për mrekulli pas një aksidenti që mund të kishte rezultuar fatal për të pasi makina e tij u përmbys dhe përfundoi në oborrin e një shtëpie në San Severino të Italisë.
Sipas mediave vendase, shqiptari pësoi vetëm disa lëndime të lehta dhe për fat të mirë në momentin e aksidentit në oborrin e shtëpisë private nuk kishte asnjëri përndryshe mund të kishte ndodhur një tragjedi.
Pas kontrolleve të bëra nga policia rezultoi se i riu ishte pa patentë si dhe pa leje qëndrimi në Itali, pasi ndaj tij ekzistonte një urdhër dëbimi dhe nuk mund të hynte në territorin italian deri në vitin 2024. Pas marrjes së ndihmës së parë policia ka nisur procedurat e dëbimit drejt Shqipërisë.