Një 49-vjeçar me rrezikshmëri të lartë shoqërore është vënë në pranga nga forcat RENEA në Vaun e Dejës. Gjatë aksionit është arrestuar Agim Gjata banues në Barbullush. Ai ishte shpallur në kërkim për armëmbajtje pa leje ndërsa ka qenë më parë i dënuar për vrasje. Në momentin që forcat speciale bënë rrethimin e Gjatës, ky i fundit ka vënë në rrezik jetën e punonjësve të policisë duke mos u dorëzuar por duke qëlluar me armë zjarri në drejtim të tyre.
Prangosja e 49-vjeçarit u bë nga ndërhyrja e forcave RENEA ndërsa veç kallashnikovit me të cilin Agim Gjata qëlloi në drejtim të tyre iu sekuestrua edhe një armë tjetër pistoletë municion luftarak si dhe një palë dylbi.