Ish-zyrtarja Alda Klosi kërkon lirimin e saj në Gjykatën e Tiranës. Klosi u arrestua nën akuzën e pastrimit të parave, mosdeklarimit të pasurisë dhe deklarim të rremë.
Arrestimi i Klosit erdhi pas dëshmisë së sanitares Rozeta Dobie cila pretendonte se ish-zyrtarja mbante në banesën e saj nga viti 2018 vlera të larta monetare. Dobi pohoi se edhe shuma që iu gjet në banesë prej 500 mijë euro i përkiste Klosit.
Ndërkohë, gjyqtarja e çështjes Vjollca Spahiu ka dhënë dorëheqjen nga shqyrtimi i kërkesës, pasi pretendon se ka konflikt interesi.