Hristo Stoichkov udhëtoi për në Romë për të marrë pjesë në festën vjetore për paqen e promovuar nga Lëvizja Papnore Ndërkombëtare ‘Scholas Occurrentes’. Veprimtaria pati mbështetjen e Papa Françeskut, i cili gjithashtu priti personalisht të gjithë futbollistët dhe familjet e tyre në sallën Pali VI të stadiumit ‘Olimpik’ në kryeqytetin italian, ku mbretëroi një murale kushtuar Diego Armando Maradonës.
Për këtë rast, lojtari legjendar i Barçës vendosi t’i dhurojë kreut të shtetit të Vatikanit një kopje të “Topit të Artë” të tij, çmim të cilin e fitoi në vitin 1994. Bullgari nuk hezitoi të ndajë një fotografi të momentit përmes profilit të tij në Facebook dhe Instagram.