Ish-kryebashkiaku i Lushnjes, Fatos Tushe, është thirrur në SPAK mëngjesin e sotëm, pasi ndaj tij është nisur hetim pasuror.
Dyshohet se Fatos Tushes i janë gjetur pasuri që i kishte fshehur në emër të personave të tjerë.
Vetë Tushe, pas daljes nga SPAK, deklaroi se u pyet për mosdeklarimin e një pasurie.
Kujtojmë se Fatos Tushe është dënuar me kërkesë të SPAK me 3.4 vite burg për shpërdorim detyre, dënim të cilin e përfundoi. Por mesa duket një tjetër vepër penale ndaj tij po hetohet nga SPAK.