Ish-kryebashkiaku i Bulqizës, Lefter Alla ka kërkuar nga Gjykata e Posaçme që ta shpallet i pafajshëm. Në seancën e sotme Alla dhe avokatët mbrojtës paraqiten konkluzionet e tyre. Alla tha në seancë së është i pafajshëm.
‘Jam zgjedhur me 67 % të votave nga populli i Bulqizës. Kam shërbyer me ndershmëri dhe përkushtim. Kam hequr dorë nga biznesi. Nuk kam pasur përvoja të tjera në administratë. Lash biznesin tim për t’i shërbyer popullit. Kam marrë nga pjesa e familjes time për t’ia vënë në dispozicion popullit. Shiheni me kujdes këtë punë. Mua Prokuroria nuk më ka marrë në pyetje’, u shpreh ish-kryetari i bashkisë Bulqizë, Lefter Alla.
Në të njëjtën linjë ishte edhe nënkryetarja e bashkisë Bulqizë, Enkeleda Lleshi e cila tha se nuk ka pasur tagër më shume se të lëshojë urdhra si e deleguara e kryetarit.
‘Nuk kam pasur dijeni se kush është kompania po kryente punimet’, tha Lleshi.