Ish-eurodeputeti italian Pier Antonio Panzeri ka pranuar se do të tregojë gjithçka në lidhje me skandalin e Katargate. Pier Antonio Panzeri do të japë informacion mbi marrëveshjet financiare, vendet e përfshira, kush përfitoi dhe kush u përfshi. Në këmbim të bashkëpunimit, ish-eurodeputeti do të marrë një dënim të kufizuar duke përfshirë burg, gjobë dhe konfiskim të aseteve dhe dënimi me burg mund të zgjasë nga 1 deri në 10 vjet.
Një nga avokatët e Panzerit, Laurent Kennes tha se klienti i tij ka pranuar se ka marrë pjesë në akte korrupsioni, gjithashtu pranon pjesëmarrjen në një organizatë kriminale si dhe se është lider i një organizate kriminale.
‘Deklarata e Pier Antonio Panzeri nuk është e parëndësishme. Këto janë vërtet fakte relativisht serioze,” tha avokati Kennes.
Ish-eurodeputeti italian Pier Antonio Panzeri në muajin dhjetor u akuzua për pjesëmarrje në organizatë kriminale, pastrim parash dhe korrupsion.