Ndeshja e parë e xhiros së dytë në Grupin B, mes Uellsit dhe Iranit ka përfunduar me fitoren e këtyre të fundit me rezultat 0:2.
Fitorja ishte e merituar pasi Irani kishte më shumë mundësi shënimi.
Në pjesën e parë, në minutën e 16-të, Irani arriti të shënojë me anë të Ali Gholizadeh, por goli u anulua për pozicion jashtë loje.
Në pjesën e dytë, në minutën e 52-të, Irani patën një mundësi shumë të mirë, e cila goditi shtyllën e portës uellsiane.
Në minutën e 86-të, portieri, Wayne Hennessey, la Uellsin me 10 lojtarë në fushë, pasi u ndëshkua me karton të kuq, për një ndërhyrje të ashpër.
Por, kur mendohej se gjithçka përfundoi, në minutën e nëntë të shtesës, mbrojtësi Iranian, Rouzbeh Cheshmi u bë heroi i këtij takimi duke shënuar dhe duke i dhënë fitoren kombëtares së tij.
Më pas, në minutën e 11-të të shtesës, Irani shënuan përsëri për të dyfishuar epërsinë, por këtë herë golashënues ishte Ramin Rezaeian.
Kujtojmë, se Irani renditet në vendin e dytë me 3 pikë në Grupin B, ndërsa Uellsi është në vendin e fundit me 1 pikë.
Në orën 20:00, do të luhet edhe sfida tjetër e këtij grupi, mes Anglisë dhe SHBA-ve.