Një iPhone i Apple i vitit 2007 është shitur në ankand për 190,372,80 dollarë– 300 herë më shumë se çmimi i tij origjinal i shitjes.
Modeli 4 GB doli në shitje në 2007 për 599 dollarë, por vlera është rritur. Ankandi u drejtua nga kompania amerikane LCG Auctions, e cila e përshkroi iPhone si një “koleksion popullor të nivelit të lartë”, i cili ishte “shumë i rrallë”.
Ankandi kishte tërhequr 28 oferta në total pas një oferte fillestare prej 10,000 dollarësh.