Interi ka vënë në shënjestër një tjetër emër për sulmin. Është Federico Bonazzoli, pjesë e Salernitanës në Serinë A italiane.
26-vjeçari është rritur në akademinë zikaltër, ndërsa tek Interi e shohin si të përshtatshëm edhe për listën UEFA.
Ausilio ka nisur kontaktet me Salernitanën, së cilës do t’i ofrojë në këmbim të sulmuesit, mesfushorin Gaetano Oristanio, një tjetër talent i akademisë zikaltër.