Muaji i parë i 2024-ës ka patur një dyfishim të aksidenteve rrugore në krahasim me janarin e 2023-it. Sipas INSTAT, në këtë janar kanë ndodhur 162 aksidente rrugore, nga 84 të regjistruara për të njëjtën periudhë të një viti më parë.
Gjithashtu ky muaj ka shënuar numrin më të lartë të aksidenteve për të njëjtën periudhë për 9 vitet e fundit. Në total janë raportuar 229 viktima dhe të plagosur.
Në krahasim me vitin e kaluar ka një rritje me 92% të numrin të të aksidentuarve. Sipas INSTAT në 84% të rasteve aksidentet kanë ardhur si pasojë e drejtuesit të mjetit, pjesa tjetër për faj të sjelljes së këmbësorëve.
Grupmosha 25-34 vjeç rezulton më problematike pasi kanë shkaktuar shumicën e ngjarjeve rrugore për janarin. Numri më i lartë i tyre ka ndodhur në qarkun e Tiranës, Lezhës dhe Durrësit.