Inflacioni në Eurozonë pati një kthesë pozitive, duke shënuar një rënie të ndjeshme në 6.1 për qind, por konsumatorët vazhdojnë të shpenzojnë më shumë para për ushqime dhe gjëra të tjera të nevojshme.
Norma vjetore e inflacionit në 20 vendet që përdorin monedhën euro u ul në maj në 6.1 për qind nga shtatë për qind në prill, njoftoi Enti Statistikor i Bashkimit Evropian (Eurostat), raporton Anatolia.
Një ndryshim i tillë është një shenjë pozitive se rritja tejmase e çmimeve, e cila kulmoi në tetor të vitit të kaluar, po shkon në drejtimin e duhur.
Por ekonomistët kanë paralajmëruar se do të kalojnë shumë muaj derisa konsumatorët e pakënaqur të ndjejnë nivele normale të inflacionit të reflektuara në çmimet e dyqaneve.
Çmimet e ushqimeve në eurozonë u rritën me 12.5 për qind në maj krahasuar me një vit më parë, por ishin ende në rënie nga rritja prej 13.5 për qind e regjistruar në prill.
Ngadalësimi i inflacionit është ndikuar më së shumti nga ulja e çmimeve të energjisë.
Inflacioni u ngadalësua në tre ekonomitë më të mëdha ku përdoret euro, përkatësisht në Gjermani në 6.1 për qind, në Francë në 5.1 për qind dhe në Itali në 7.6 për qind.