Dështon për herë të tretë seanca për inceneratorin e Fierit. Shkak për shtyrjen është bërë mungesa e prokurorit të çështjes Dritan Prençi. Aty është paraqitur një prokuror zëvendësues, por që nuk ka tagër të shprehet për kërkesat e palëve.
Seanca e radhës është vendosur të mbahet më 24 mars. Për këtë çështje SPAK ka ngritur akuza ndaj ish-ministri Lefter Koka dhe ish-deputetit Alqi Bllako për veprat penale shpërdorim detyre, korrupsion dhe pastrim parash.