Importet e karburanteve iu rikthyen rritjes me ritme dyshifrore vitin e kaluar, si rrjedhojë e nxitjes së konsumit nga ulja e çmimeve nga turizmi.
Sipas të dhënave nga Ministria e Financave, më 2023 u importuan 614 mijë tonë karburante, me rritje vjetore 10,3%.
Vitin e kaluar, volumet e importit të karburanteve shënuan rekord historik. Burimet nga tregu pohuan se konsumi u nxit nga rënia e çmimeve në pikat e shitjes me pakicë, teksa sezoni i mbarë turistik i ka shtyrë më tej shitjet. Rritja e konsumit ka ndihmuar edhe në rritjen e të ardhurave në formën e tatimeve dhe taksave që vilen ndaj hidrokarbureve.
Pas nisi lufta në Ukrainë, konsumi i karburanteve u përball me dobësi prej çmimit të lartë në bursa pas luftës në Ukrainë duke arritur kulmin me 260 lekë për litër në mars 2022 nga 190 lekë litri që ishte para se të niste lufta.
Çmimi i lartë u reflektua në konsum. Me uljen e çmimit dhe në kthimin e tij në nivelet e paraluftës, importet e naftës u kthyen në normalitet, teksa grosistët kanë ndryshuar burimet e furnizimit në rafineritë e Indisë.
Vitin e kaluar, gati gjysma e sasisë së natës për Shqipërinë erdhi nga India. Gjatë 2023 nga ky vend u importuan mbi 300 mijë tonë karburante nga vetëm 9 mijë tonë më 2022, teksa importet me partnerët historikë kanë pësuar ulje të ndjeshme.
Furnitori kryesor i importuesve shqiptarë, kompania shumëkombëshe OMV, po e blen tani naftën nga rafineritë e Indisë.
Burimet nga Shoqata e Karburanteve pohuan së në Indi ndodhen rafineritë e mëdha të naftës dhe furnizimi po bëhet për arsye të çmimeve të pranueshme. Grosistët bënë të ditur se furnitori kryesor i importuesve shqiptarë është kompania shumëkombëshe OMV, e cila blen naftë në tregje që paraqiten fisibël në çmime.
Më parë, importuesit shqiptarë furnizoheshin nga depozitat e OMV-se në Itali, ndërsa këtë vit furnitori po e sjell direkt në portet shqiptare. Si rezultat i këtij ndryshimi në tregun e naftës, India u rendit partneri i dytë tregtar për sasinë e importeve. Importet e naftës nga India nisën në tetor të vitit 2022.
Pas luftës në Ukrainë, çmimet e energjisë dhe naftës shënuan në rritje të shpejtë në rang botëror, teksa transporti nga Rusia si një nga furnitorët kryesorë të vendit tonë u bë i vështirë për shkak të sanksioneve.
Deri në vitin 2021, vendi ynë siguronte gati 12% të importeve totale të karburanteve nga Rusia, ndërsa në vitin 2023, ato zunë vetëm 0,7% të importeve totale./ Monitor