Kryetari i Partisë së Lirisë, Ilir Meta u paraqit në Prokurorinë e Posaçme për të dhënë deklarime për aferën CEZ-DIA. Ai do të pyetet në cilësinë e deklaruesit.
Ish-presidenti Meta në një prononcim të shkurtër para hyrjes në SPAK e cilësoi një telenovelë hetimin e SPAK për këtë çështje.
“Telenovelën CEZ-DIA. Është telenovelë që është gjykuar 2 herë dhe është rihapur në dhjetor të 2019-ës nga një kallëzues i rremë i cili është dënuar 2 herë nga gjykata për shpifje dhe një herë nga gjykata për dhunë në familje”- tha Meta.
Afera CEZ-DIA i ka shkaktuar buxhetit të shtetit një dëm mbi 414 milionë euro.