Iftari, vakti që besimtarët konsumojnë në mbrëmje gjatë muajit të Ramazanit, është shtuar në listën e trashëgimisë kulturore të UNESCO-s. Kjo e fundit e pranoi si pjesë të katalogut të trashëgimisë kulturore jomateriale.
Aplikimi u dorëzua nga tre shtete: Irani, Turqia dhe Azerbajxhani.
“Iftari (i quajtur edhe Eftari, Iftar ose Iftor në vendet praktikuese) hapet nga myslimanët në perëndimin e diellit në muajin e Ramazanit (muaji i nëntë në kalendarin hënor), pas përfundimit të të gjitha riteve fetare dhe ceremoniale. Ai shënon përfundimin e përditshëm të vështirësive të agjërimit nga agimi deri në perëndim të diellit. Namazi i mbrëmjes pasohet nga aktivitete të tilla si ceremonitë e lutjes, tregim, lojëra, përgatitje dhe servirje e vakteve tradicionale dhe lokale.
Ceremonitë dhe ritualet që lidhen me Iftarin praktikohen edhe nga njerëz që nuk agjërojnë domosdoshmërisht gjatë muajit të Ramazanit. Gjatë këtij procesi, njerëzit transmetojnë edhe njohuri për dobitë e agjërimit dhe vlerat dhe funksionet shoqërore të Iftarit. Iftari shpesh mbështetet nga entitete qeveritare, bamirësi, si dhe përmes televizionit, radios, shtypit dhe mediave sociale”, thuhet në njoftimin e UNESCO-s.