Më datë 31 Korrik të këtij viti përfundon kontrata koncesionare e prodhimit të dokumenteve biometrike.
Nga 1 Gushti, shërbimi do të ofrohet nga shoqëria shtetërore “IdentiTek”.
Ministria e Brendshme & “ALEAT” informojnë qytetarët se afati i fundit i aplikimit për karta identiteti ose pasaporta biometrike, me kuponët e “Aleat”, është data 26 Korrik 2023.
Nga data 1 gusht, aplikimet do të vijojnë me kuponët e kompanisë shtetërore “IdentiTek”, që gjenden në zyrat e Postës Shqiptare.